28 nëntor 2008

Scolari: Kam raporte të mira me Drogbën

Trajneri i Chelseat, Luis Felipe Scolari, ka deklaruar se nuk do ta dënojë sulmuesin Didier Drogba, pavarësisht spekulimeve të medieve se ai është takuar me drejtuesit e Interit.
“Nuk di asgjë sa i përket takimit me Inter. Një gjë e di, ai nuk do të luajë të dielën”. “Më duhet të mendoj për ndeshjen kundër Arsenali dhe jo për atë se çka do të ndodh në vitin 2010 ose 2011”. “Ai e ka mbështetjen time çdo ditë, pa dallim nëse është i lënduar ose jo. Unë jam i sigurt se ai është besnik dhe i përkushtuar ndaj klubit. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me të. Porsa të përfundojë dënimi i FA, do të mundohem që ta përfshi në skuadër”, është shprehur trajneri i Bluve.