25 nëntor 2008

Spalletti: Qëndroni larg Aquilanit

Trajneri i Romës Luciano Spalletti i ka paralajmëruar skuadrat e interesuara që të qëndrojnë larg Alberto Aquilanit dhe ka shprehur bindjen e tij se mesfushori do ta vazhdojë kontratën me Giallorossët. “Nuk kam dëgjuar për asnjë problem ndërmjet tij dhe klubit”. “Gjithçka është shumë e thjeshtë: skuadra dëshiron ta mbajë dhe ai dëshiron të qëndrojë. Dhe mendoj se ka orvatje pozitive nga të dyja anët”, ka shpjeguar Spalleti.