25 nëntor 2008

Totti: Fitorja kundër Cluj e domosdoshme

Giallorosët udhëtojnë në Rumani për t’u ndeshur të mërkurën me skuadrën e cila i mposhti në Stadio Olimpico, Cluj, ndërsa simboli romak Francesco Totti dëshiron hakmarrje.
“Nesërmbrëma duhet të fitojmë me çdo kusht. Takimi i parë me rumunët është harruar tashmë dhe tash jemi një skuadër krejt ndryshe”. “Gjithçka po shkon mirë dhe periudha e keqe ka kaluar”. “Më kanë lënë mbresa tifozët tanë të cilët na kanë mbështetur aq shumë dhe e kanë ruajtur entuziazmin i cili na ka ndihmuar ta tejkalojmë fazën e keqe”,është shprehur numri dhjetë i Romës.