25 nëntor 2008

Mesfushori Ksavi nuk arrin akordin me Barçan, pranë tij qëndron Juventusi

Ksavi dhe Barcelona nuk arrijnë dot marrëveshjen ekonomike midis tyre. Tratativat për rinovimin e kontratës së lojatrit me Barcelonën janë sfumuar ndjeshëm, njofton e përditshmja spanjolle AS. Sot drejtuesit e klubit të Barcelonës do të zhvillojnë një tjetër takim me menaxherin e lojtarit, Ivan Korretja. Barcelona i ofron lojtarit një kontratë deri në vitin 2013, ndërsa lojtari e kërkon deri në vitin 2014. Por, problemi kryesor mbetet tek shifra që ofron klubi dhe ajo që kërkon lojtari. Në Itali, Juventusi qëndron në gadishmëri për marrjen e shërbimeve të lojtarit. Ranieri e ka shfaqur hapur simpatinë e tij për lojtarin, dhe një marrëveshje me të do ta kënaqte mjaft teknikun e bardhezinjve.Në garë me Juventusin është edhe Arsenali me Liverpulin, por lajmi më i mirë për italianët është se Ksavi nuk preferon një kalim të tij në Angli.