26 nëntor 2008

Ançeloti: Kërkojmë të kalojmë grupin në Kupën Uefa që me Portsmuthin

Trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, kërkon të përmbushë qëllimin për kalimin e grupit në Kupën Uefa. Milani do të luajë nesër ndeshjen e radhës me Portsmuthin në Angli.Sot, përpara nisjes nga aeroporti i Malpensës, Ançeloti shprehet: “Duhet të luftojmë për të fituar në këtë takim, për sigurimin e kalimit të grupit. Kërkojmë të sheshojmë atë rezultat negativ që morëm në barazimin me Torinon”.Tekniku është shprehur se skuadra e skuadra e tij gëzon një gjendje të mirë për të zhvilluar një ndeshje dinjitoze. Nga ana tjetër ai vlerëson edhe skuadrën angleze të Portsmuthit, duke deklaruar se ata kanë një ekip që mund t'u sjellë vështirësi italianëve.