26 nëntor 2008

Wenger: Wenger lavdëron Gallasin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar paraqitjen e William Gallas në fitoren e mbrëmshme prej 1-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kievit.
Gallas pati një pranim neutral nga tifozët e Arsenalit, kur preku për herë të parë topin.Ai megjithëse ishte ndër lojtarët që u vërejt më së shumti në ndeshje, po ashtu bëri një lëshim që për pak sa nuk iu kushtoi me gol topçinjve, si dhe bllokoi një goditje të Van Persiet, që ishte e destinuar të gjejë portën kundërshtare.“Mendoj se fokusimi i tij ishte i shkëlqyeshëm. Ai dëshironte të luajë mirë dhe ju mund ta shihnit se ai tërësisht iu përkushtua lojës”, ka thënë Wenger.“Mbi të gjitha unë ndjeva se ai luajti mirë. Turma iu përgjigj mirë. Dikur ata pranuan se ai ka qenë një kapiten i përkushtuar dhe isha i lumtur që publiku reagoi në këtë mënyrë ndaj tij”, ka shtuar francezi.