
Gara për Futbollistin Afrikan të Vitit është duke u zhvilluar në mes të Samuel Eto’o, Didier Drogba dhe Emmanuel Adebayor, ndërsa Eto’o mendon se Adebayor duhet ta merr këtë titull.“Unë do të doja që sërish ta fitoj këtë mirënjohje, por ky ishte viti i Adebayor. Paraqitjet e tij me Arsenalin dhe Togon gjatë gjithë vitit ishin të jashtëzakonshme”, ka thënë Eto’o.“Ai duhet ta fitojë çmimin, duhet të jetë para meje dhe para Drogbës. Ne dy për shkak të lëndimeve nuk luajtëm gjithë sezonin”, ka thënë Eto’o.