24 nëntor 2008

Arsenali me ofertë të re për Upson

Arsene Wengeri dhe Arsenali me çdo kusht dëshirojnë ta sjellin në radhët e veta mbrojtësin e West Hamit, Mathew Upson, veçanërisht pas situatës së vështirë që mbizotëron në klub dhe pas shkarkimit të William Gallas nga detyra e kapitenit.
Mediat angleze shkruajnë se topçinjtë kanë bërë përpjekje të marrin shërbimet e tij për 6 milionë funte, por tash Wengeri është më ngulmues të sjellë një lojtar të qëndrueshëm, që do të mund të zëvendësonte Gallasin nëse ai largohet. West Ham tash është duke kaluar një krizë financiare dhe pas largimit të sponsorit kryesor të fanellave, mund të detyrohet ta shesë mbrojtësin.