24 nëntor 2008

Sunderland dhe City kërkojnë Vieiran

Dy klubet e Premierligës, Sunderlandi dhe Manchester City, dëshirojnë të rikthejnë në Angli ish-kapitenin e Arsenalit, Patrick Vieira.
Një varg klubesh angleze janë duke e përcjellë situatën e Patrick Vieiras në Inter.Sunderlandi, Portsmouthi dhe Manchester City që të gjithë janë të vetëdijshëm seViera do të mendojë për largim nga Interi pasi mbeti në stol gjatë fitores së të shtunës ndaj Juventusit.Kontrata e mbrojtësit francez skadon në vitin 2010, dhe spekulohet se ai është duke menduar seriozisht për një rikthim në Angli.