27 nëntor 2008

Beckenbauer: 15 milionë euro nëse doni Podolskin

Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, e ka lënë hapur mundësinë për shitjen e sulmuesit Lukas Podolski, porse skuadra e cila dëshiron ta transferojë gjermanin duhet të paguajë 15 milionë euro.
“Gjithçka në jetë e ka çmimin e vet. Dy vite gjysmë më parë ne paguam 10 milionë, ndërsa tash çmimi i tij është 15 milionë”. “Nuk mund ta mbash me zor një lojtar, i cili nuk është i lumtur në skuadër dhe nuk dëshiron të qëndrojë në bankën rezervë” “Poldi nuk përshtatet sa duhet në mënyrën tonë të lojës. Ai është sulmues klasi kur i jepet hapësira para tij. Mirëpo skuadrat me të cilat ne luajmë në të shumtën e rasteve janë defanzive, prandaj neve na nevojiten lojtarë të cilët mund të hyjnë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, të tillë janë Miroslav Klose dhe Luca Toni”, ka thënë presidenti i bavarezëve.