27 nëntor 2008

Juve mendon për Gaetano D’Agostinon

Humbja në “San Siro” me Interin dhe dëmtimi i portugezit Tiago, i cili ishte ambientuar shkëlqyeshëm në ndeshjet e fundit me bardhezinjtë, janë dy elementë që i shqetësojnë jo pak drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Si presidenti Xhovani Koboli Xhili, ashtu edhe administratori i deleguar i Jves, Zhan Klod Blank, janë të bindur që në janar të hidhet në merkato, në kërkim të ndonjë mesfushori që do t’i jepte më shumë fantazi formacionit bardhezi. Dhe lojtari duket se tashmë është piketuar. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin e skuadrës së Udinezes, Gaetano D’Agostino. Mesfushori, i cili së fundmi ka fituar dhe të drejtën e përfaqësueses së Lipit, si rrjedhojë e paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e friulanëve, pëlqehet shumë nga krerët juventinë. Kështu që në janar mund të nisin zyrtarisht bisedimet për mbërritjen e tij në Torino.