
Dy gola për romakët erdhën në pjesën e parë të ndeshjes, së pari nga Vucinic (11’) dhe pastaj me anë të Juan (38’), ndërsa rezultatin e vulosi kapiteni Francesco Totti në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes (49’).Ekipi tjetër i kryeqytetit italian, Lazio, sërish ka dështuar të shënojë fitore, duke barazuar para publikut të vet me rezultat 1-1 ndaj Genoas.Pas një penaltie të humbur nga Diego Milito në minutën e 58-të, ishin sërish mysafirët të cilët kaluan në epërsi përmes të njëjtit lojtar, në minutën e 69-të, por vendasit u kundërpërgjigjën duke barazuar me anë të Dabo, dhjetë minuta para fundit të ndeshjes (80’).Fitore nuk ka arritur të sigurojë as Napoli, që ka barazuar 2-2 në fushë të vet ndaj Cagliarit. Sonte është edhe ndeshja tjetër e Serie A, ku Torino e pret në fushë të vet Milanin.