
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë u pa një lojë e bukur nga të dyja skuadrat në periudha të ndryshme kohore. Njëherë dominoi skuadra vendase, e cila arriti të krijonte epërsi të dyfishtë me golat e Younes Kaboul (62’) dhe Nwankwo Kanu (73’), mirëpo me inkuadrimin në fushë të Ronaldinhos (74’), lojën e mori në dorë Milani. Ishte pikërisht Ronaldinho i cili e fitoi një gjuajtje të lirë afër gjashtëmbëdhjetëmetërshit, të cilën e shndërroi në gol pas një superekzekutimi. Kur pritej që Portsmouth t’i mposhtte kampionët e botës për klube, në skenë doli SuperPippo Inzaghi, i cili tri herë më parë gjatë ndeshjes goditi shtyllën, por këtë herë shfrytëzoi një pasim të gjatë të Zambrottës, e uli topin dhe e mposhti portierin James për t’ia siguruar Milanit kualifikimin e mëtutjeshëm.