23 nëntor 2008

Behrami i sjell fitoren West Hamit

Mesfushori kosovar Valon Behrami ka shёnuar golin e vetëm tё fitores sё West Ham United, nё udhëtim tek Sunderlandi.
Goli i Behramit erdhi pas 20 minutash lojё, kur pas njё harkimi nga korneri, topi arriti nё kёmbёt e kosovarit, qё nuk lëshoi rastin tё shënojё. Behrami pati edhe njё rast tjetër ideal nё fund tё pjesës sё parё tё ndeshjes, por kësaj here nuk arriti tё shënojё nga njё pozitё e pastër. Me kёtё fitore Westa Hami grumbullon 17 pikё dhe ngritet nё vendin e 13-tё tё tabelës.