
Pato ishte autor i golit të parë për Milanin, në ndeshjen e mbrëmshme në Torino, por rosonerët arritën vetëm barazim 2-2.“Më vjen keq për shkak se nuk fituam, gjyqtari nuk akordoi penalti për ne edhe pse kishte, andaj ne luajtëm barazim dhe humbëm dy pikë të rëndësishme”, ka thënë Pato.“Sido që të jetë, ne ende nuk kemi shumë shanse, personalisht përpiqem të jam gjithçka nga vetja për të shënuar gol, është keq që nuk shënuam edhe gola të tjerë. Por, duhet të vazhdojmë rrugën për të fituar skudeton”, ka përfunduar Pato.