
Në grupin A, Bordo do të presë në fushën e saj Çelsin, ndërsa Kluzhi Romën. Në këtë grup çdo gjë është e hapur, pasi Çelsi ka 7 pikë, Roma me Bordonë me nga 6, dhe Kluzhi në fund me 4 pikë.
Në grupin B, simpatikët e Anorthosisit do tëp resin Verder Bremenin, ndërsa Interi i vendit të parë do të presë Panathinaikosin. Edhe ky grup, matematikisht mbetet i hapur për të gjitha skuadrat. Interi ka 8 pikë, Anorthosis, 5, Panathinaikosi 4, dhe në fund Verder Bremeni me 3 pikë.
Në grupin C gjërat janë më të qartësuara, pasi Barcelona ndodhet në krye me 10 pikë, Sportingu me 9, Shaktari 3, dhe Bazeli me vetëm 1 pikë ndodhet në fund. Sonte Shaktari do të presë Bazelin, dhe Sportingu Barcelonën.
Në grupin D, barazpesha e Atletikos me Liverpulin, pritet nëse do të vazhdojë më tej apo jo. Dy “bigët” ndodhen në vendet e para me nga 8 pikë, dhe Marseja me PSV-në më nga 3 pikë. Atletiko do të presë në Madrid PSV-në, ndërsa Liverpuli do të presë Marsejën e Lorik Canës.
Ndeshjet do të zhvillohen të gjitha sonte në orën 20:45. Më poshtë do të paraqesim të gjitha ndeshjet e katër grupeve të para.
Grupi A
20:45 Bordeaux ? - ? Chelsea
20:45 CFR Clu j? - ? AS Roma
Grupi B
20:45 Anorthosis ? - ? Werder Bremen
20:45 Inter Milan ? - ? Panathinaikos
Grupi C
20:45 Shakhtar Donetsk ? - ? Basel
20:45 Sporting Lisbon ? - ? Barcelona
Grupi D
20:45 Atletico Madrid ? - ? PSV Eindhoven
20:45 Liverpool ? - ? Marseille