24 nëntor 2008

Fabregas: Shiriti i kapiteni ёshtё nder pёr mua

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, thotë se pёr tё do jetё nder i madh tё mbart nё krah shiritin e kapitenit tё Arsenalit.
Fabregas u caktua kapiten i ri i Arsenalit, pasi sot Wenger vendosi ta ndërrojë kapitenin e deritashëm, William Gallas, pёr shkak tё deklaratave nё mediume. 21-vjeçari spanjoll ёshtё njё prej mё tё rinjve nё historinë e Arsenalit, i cili do tё bartё shiritin e kapitenit. “Pёr mua bartja e shiritit tё kapitenit nё njё prej klubeve mё tё mёdha nё botё paraqet nder tё madh. Ky ёshtё moment i cili mё bёn krenar”, ka thёnё Fabregas. “E di se kjo ёshtё njё pёrgjegjёsi e madhe, por e di edhe se sё bashku me lojtarёt tjerё do tё arrijnë t’u kthehemi fitoreve dhe do ta arrijmë potencialin tonё tё plotё”, ka shtuar spanjolli.