25 nëntor 2008

Rocchi i pakënaqur me qëndrimin në stol

Sulmuesi i Lazios, Tommaso Rocchi, thotë se ai është i hidhëruar rreth qëndrimit në stol në ndeshjen e të dielës, kundër Genoas.
“Sigurisht se jam i zhgënjyer. Nuk mund të jem i lumtur dhe të mendoj se gjithçka është në rregull, pasi nuk jam një person i tillë”, ka thënë sulmuesi italian.Me ardhjen e Zarates në radhët e Lazios dhe me paraqitjet e mira të argjentinasit, Rocchi duket se do të jetë opsioni i tretë i sulmit të Delio Rossit, duke marrë parasysh se një formë të mirë po kalon edhe maqedonasi Goran Pandev.“Megjithatë, e pranoj dhe e respektoj vendimin e trajnerit, edhe pse ndonjëherë është vështirë të përtypet”, ka shtuar Rocchi.