
Qё tё dy lojtarët u gjendën nё listën e futbollistit mё tё mirё tё vitit qё shpallet nga FIFA, megjithatë Torres nuk dyshon se Ronaldo ёshtё ai qё do ta fitojё kёtё shpёrblim. “Askush nuk mund tё jetё kundërshtar, ai ёshtё nё njё klasё tё veçantё dhe nuk kam parё ndonjë tjetër si ai. Atё çfarë bёri ai sezonin e kaluar ishte e mrekullueshme”, ka thёnё Torres. “Askush tjetër nuk ka fituar Ligёn e Kampionёve, Premierligёn dhe Kёpucёn e Artё nё tё njëjtin vit. Ai pёr mua ёshtё futbollisti mё i mirё nё botё. Njё makinё, i pakrahasueshëm”, ka përfunduar spanjolli. Pas 42 golave tё shënuara sezonin e kaluar, Ronaldo ёshtё favoriti kryesor pёr ta zёvendёsuar Kakan si futbollisti mё i mirё evropian dhe futbollisti i vitit.