20 maj 2009

Thirrja e fundit e Maldinit: Milan, mbaje Ançelotin

Kapiteni është gati këtë javë për ndeshjen e tij të fundit në “San Siro”: E di që do të emocionohem
Akoma edhe 180 minuta dhe Paolo Maldini do t’i japë lamtumirën futbollit. Këtë të dielë në “San Siro” kundër Romës, do të jetë dhe ndeshja e fundit para tifozëve të tij. Kapiteni i Milanit tregon emocionet, përshtypjet dhe momentet e fundit sesi po e përjeton tërheqjen nga futbolli në moshën 40-vjeçare. Një rekord, një legjendë, një shembull për t’u marrë si model.
- Paolo, duhet të jesh përgatitur për festën e lamtumirës, por të dielën ndaj Romës gjërat duhen marrë seriozisht.- Do të më pëlqente të bëja një festë të vërtetë me rezultatin tashmë të siguruar, por do të jetë e bukur edhe të luaj një ndeshje për një rezultat të rëndësishëm.
- Nga debutimi yt është folur shpesh, por për ndeshjen e parë si titullar në “San Siro”, asnjëherë s’është thënë gjë. Çfarë kujton nga ai 15 shtator 1986?
- Po, luajta mjaft mirë, ndaj ishte një ditë e bukur. Markoja Paskulin (ish-trajneri i Dinamos së Tiranës), argjentinas, por për mua ishte gjithçka e re, ndaj as që e njihja kundërshtarin tim.
- Kanë kaluar më shumë se 20 vjet: çfarë futbolli po lini?
- Ka ndryshuar gjithçka, nga shpejtësia te taktika, por baza e gjithçkaje janë stërvitjet, përgatitja fizike, teknika: të njëjtat parime që kur e nisa edhe unë.- Problemi është se Milani, nga finalja e Yokohamës e tutje, ka munguar në disa takime të rëndësishme. Napolin vitin e shkuar, me Juventusin e Udinezen në këtë fund sezoni.
- Të flasim për ecurinë e Interit. E pamë veten 14 pikë larg, në 11 javët e fundit morëm 8 fitore e 2 barazime. Pra një fund sezoni i mirë. Kemi 12 pikë më shumë se viti i shkuar, kemi sulmin më të mirë. Pra ka gjëra pozitive. Nuk është një vend i dytë (apo i tretë) për t’u hedhur. Interi e meritoi titullin.
- Çfarë Milani lini, me një të ardhme më të mirë?
- Besoj se këtë vit, pa mungesat e shumta e të rëndësishme që kemi pasur si Nesta, Gatuzo, Kalaxe, Borrielo, do të kishim qenë të fortë. Me 2-3 blerje mund të arrijmë objektiva të mëdha.- Po flitet për pasardhësin e Ançelotit, por edhe për dyshen Gali-Tasoti e Van Bastenin…- Unë flas për Ançelotin. I gjithë mjedisi bën tifo për Karleton. Me të jemi ndier shumë mirë, kemi fituar dhe cilësia jonë e jetës ka qenë e shkëlqyer. Me tri finale Championsi, ku dy janë fitore, do të thotë që kemi marrë rezultate të mëdha. Për të ecur para duhet të jenë tre elementë që ta duan: lojtarët (dhe ne e duam), trajneri dhe klubi.
- Në këto gjashtë vite keni qenë shumë i kujdesshëm me Interin, duke shmangur polemikat. Frazën “zero titull” e pranoni?
- Kur të tjerët shfryjnë, gjithçka shkon mirë, edhe pse ai që e tha është trajneri i tyre. Pastaj është edhe e vërtetë…
- Po për parrullën e nxjerrë nga interistët gjatë festës së titullit, ç’mendoni?
- Nuk është se u shqetësova shumë. Atëherë gaboi Ambrozini që kërkoi falje, këtë herë gabuan ata.
- Çfarë pret nga ndeshja e fundit në “San Siro”?
- Jam përgatitur prej kohësh për tërheqjen time nga futbolli. Pa dyshim do të jem i emocionuar, por e kam për detyrë edhe të mendoj për ndeshjen që do të jetë e vështirë dhe e rëndësishme. Do të jetë një festë e thjeshtë, si karakteri im.
- A do të ketë një të ardhme për ty te Milani?
- Tani jo, në fillim do të pushoj, për pjesën tjetër nuk kam menduar akoma. Megjithatë e di që do të më ndryshojë jeta, nuk do të bëj më atë që kam dashur të bëj gjithnjë. Besoj se të dielën do të emocionohem.
Trajneri kuqezi kërkon të marrë në Londër stafin e tij, por “blutë” s’janë dakord