20 maj 2009

Ranieri: E kam bërë mirë detyrën time

E vërteta e fundit është një gjysëm gënjeshtre. Ka thënë: “Po, jam i qetë. E dija atë që duhej të bëja dhe e kam bërë”. Për momentin, historia mbaron këtu. Këto kanë qenë fjalët e Kluadio Ranierit, kur largimi i tij nuk ishte zyrtarizuar akoma, por tashmë gjithçka ka mbaruar.
“Jam i qetë, atë që duhej të bëja e kam bërë”, ka përsëritur tekniku dhe është larguar. Nuk është se nuk ka pasur gjë tjetër për të thënë. Por ka vendosur vetë Ranieri të mos thotë më shumë. “Në fund të sezonit do të them gjithçka”, kishte premtuar. I duhet dhënë kohë, duhet akoma të mbarojë kampionati. Më pas është edhe një kontratë që do të skadojë në qershor të 2010-ës.
Dhe është kjo që lidh akoma Ranierin me Juventusin, të paktën derisa trajneri të gjejë një tjetër skuadër për të drejtuar. Ndoshta Sampdoria, ndoshta Roma, ndoshta një nga ekipet e reja të Premier Ligës. Në fund, më shumë se për çdo gjë tjetër, e kanë akuzuar se ka gabuar stafin. Një njeri në veçanti, duke parë se skuadra nuk vrapon më.
Domethënë, faji është (edhe) i Rikardo Kapanës, profesori që kujdesej për përgatitjen atletike. Natyrisht, Ferrara e ka ndryshuar stafin me të cilin do të punojë për dy javët e ardhshme tek Juvja. Zëvendësi i tij do të jetë Madaloni, trajneri që me ekipin e të rinjve tek bardhezinjtë ka fituar kampionatin e Viarexhios. Një tjetër bashkëpunëtor teknik do të jetë edhe Adolfo Sormani. Ndërsa Rampula do të merret me stërvitjen e portierëve.