20 maj 2009

Kielini: Jemi shumë larg Interit

cilësuar nga shumë njerëz si kapiteni i ardhshëm i Juventusit, Xhiorxhio Kielini nuk tërhiqet mbrapa kur është fjala për të komentuar momentin e vështirë, që po kalon “Zonja e Vjetër”, moment ky që ka çuar edhe në largimin e parakohshëm të Klaudio Ranierit. “Situata na ka ikur nga kontrolli dhe tani është e vështirë të rekuperohet, - ka pranuar mbrojtësi i kombëtares italiane.
- Objektivi ynë tani është të fitojmë dy ndeshjet e fundit dhe nuk mund të gabojmë më. Do të ishte një vetvrasje nëse do të përfundonim në vendin e katërt, sepse faza paraeleminatore e Championsit do të kushtëzonte rrënjësisht përgatitjen e ekipit për sezonin e ardhshëm. Për të ardhmen kemi nevojë për kampionë të vërtetë, nëse duam të arrijmë nivelin e Interit”.