Gjëja e sigurtë është se Zllatan Ibrahimoviç nuk do të bëhet “flamuri” i Interit. Por prej këtu në hipotezën për një largim të mundshëm të tijin, hapi është shumë i madh. Ka qenë Mino Raiola, agjenti i suedezit, që ka sqaruar situatën: “Ka qenë i ndershëm duke mos premtuar një qëndrim të përjetshëm tek ziakltrit, sepse ai është një lojtar që kërkon stimuj e që tërhiqet nga skuadra të tjera të mëdha”.
Raiola, është i kujdesshëm në mbajtjen hapur të mundësisë së largimit të klientit të tij: “Nëse në tavolinë do të kemi një ofertë interesante, nga një klub interesant, me një projekt interesant, situata do të vlerësohet bashkë me klubin. Fjala e fundit i takon Interit”. Prej kohësh, Raiola, e përsërit pozicionin e Zllatan Ibrahimoviçit.
Ibra “është treguar i ndershëm duke thënë se nuk e ndjen të premtojë se do të qëndrojë deri në fund të karrierës me këtë skuadër sepse është një lojtar që kërkon stimuj. Por nëse Zllatan largohet kjo do të vijë nga fakti se është arritur një marrëveshje midis Interit dhe një klubi tjetër e do të jetë Interi që do të diktojë kushtet”. Masimo Morati ka thënë se suedezi do të qëndrojë me 90 përqind… “Morati është një njeri i futbollit, nëse vjen një ofertë prej 250 milion eurosh e pranon. Nuk mund të thotë ‘nuk e shes kurrë’”, ka thënë Raiola.