20 maj 2009

Klinsman: Mund ta kisha mbrojtur titullin

Ish-trajneri i Bajernit ka pohuar se mund të fitonte titullin në Bundesligë
Trajneri i shkarkuar i Bajernit të Mynihut, Jurgen Klinsman, ka thënë dje se mund t’i kishte çuar kampionët në fuqi të Gjermanisë drejt mbrojtjes së kurorës së tyre. Klubi i Bajernit e shkarkoi nga detyra Klinsmanin në fund të prillit pas disa performancave mediokre të skuadrës së drejtuar prej tij. Aktualisht, kur këtë fundjavë luhen ndeshjet e fundit në Bundesligë, Bajerni ka dy pikë më pak se Volfsburgu. Nëse skuadra kryesuese fiton kundër Verder Bremenit këtë të shtunë, Volfsburgu do të shpallet kampione e Gjermanisë për herë të parë në historinë e vet.
Por nëse ata munden dhe Bajerni fiton kundër Shtutgartit, do të jetë Bajerni kampion. Në intervistën e tij të parë që prej 27 prillit, Jurgen Klinsmani ka thënë: “Unë u fajësova për shumë gjëra që nuk ishin në dorën time. Në fakt, ndjenja më e dhimbshme për mua është kur mendoj se do ta kisha çuar punën deri në fund me sukses. Do ta kisha çuar Bajernin drejt titullit kampion”. Pas shkarkimit të Klinsmanit, në krye të skuadrës bavareze u emërua trajnerin Jup Hejnkes, i cili do t’ia lërë vendin trajnerit holandez Luis Van Gal.