20 maj 2009

Pandev, në garë është edhe Totenhemi

Për Goran Pandevin ka nisur një ankand i vërtetë. Pas interesimit të fortë nga Juvja e Fiorentina, sulmuesi maqedonas i Lacios, ka hyrë në shënjestër të Totenhemit dhe për të profilizohet një e ardhme në Premier. Sipas shtypit anglez “Spurs”-at paskan gati 17 milionë euro për t’ia dhënë Pandevin Redknapit, i cili kërkon të shesë Bentin e Pavluçenkon për të luajtur në sulm me Kinin, Defoenë e maqedonasin. Pas pesë vjetësh, sulmuesi 25-vjeçar mund t’i thotë lamtumirë kryeqytetit.