Fiorentina: Këtë vit s’ka merkato
Nuk do të jetë një merkato me ndryshime të mëdha ajo e Fiorentinës. Ai që e zbulon është Pantaleo Korvino që flet mbi këtë temë: “Që këtej e tutje do të reduktojmë blerjet në merkato, sepse ky është një grup që e meriton të konfirmohet, - tha drejtori sportiv vjollcë. - Mutu, Jovetiç e Xhilardino janë lojtarë që duam t’i mbajmë. Vitin e shkuar shpenzuam 50 milionë euro për Xhilën, Vargasin, Komoton, Melon e Jovetiçin. Por tani buxheti i merkatës është zero. Nuk do të blejmë e as të shesim”.