Nëse duhet t’i japë një votë sezonit të Udinezes së tij, do të ishte një 8/9 dhe nëse duhet të ndryshojë qytet e skuadër, nuk përjashton asgjë, as sikur të zbarkojë në Rusi. Por Fabio Kualjarela, mes shumë “nëse”, është i sigurt për një gjë.
Në Udine ndihet mirë, është përmirësuar, por para së gjithash së bashku me shokët e tij aktualë zbavitet e fiton: “Në këto momente s’është e lehtë të luash kundër nesh, - tha sulmuesi i Udinezes. - Milanin e mundëm me meritë. E ardhmja? Dua të them që deri tani s’ka asgjë konkrete. Nëse do të kem oferta e vendos klubi të ardhmen time. Por edhe sikur të luaj jashtë, s’do ta kisha problem. Janë përvoja të rëndësishme, edhe sikur të jetë Rusia. Edhe pse nuk e fsheh që do të parapëlqeja Spanjën e Anglinë.