Jo, pakënaqësitë e shumta të Zllatan Irahimoviçit nuk po e rrisin simpatinë për të midis lojtarëve të Interit, duke prishur një festë ku ndihej nevoja për gjithçka përveç se të flitej për gjestet e tij dhe për dëshirën për të shkuar tek Barcelona.
Dhe që durimi i shokëve të ekipit e ka një fund këtë e tregojnë fjalët e Ivan Ramiro Kordobës: “Ibra ka qenë shumë i rëndësishëm për ne. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë besoj se gjëja më e rëndësishme është se nëse dikush do të qëndrojë në një vend është e drejtë që të qëndrojë dhe, nëse e bën këtë, duhet të luftojë për skuadrën dhe të japë maksimumin, ndërsa kur nuk është i kënaqur, është e drejtë që të ndryshojë skuadër”.
Akoma më e qartë Bedi Morati, motra e presidentit Masimo: “Nëse Zllatani do të largohej do të më vinte keq pasi besoj se është lojtari më i mirë në Itali, por nuk mund ta detyrojmë të qëndrojë nëse nuk do. Nëse do të ndodhë kjo gjë do të kemi mundësinë të blejmë një kampion tjetër. Me Masimon ndihem e qetë, atij nuk i duhen ndihma nga bota arabe, ia del vetë…”, ka përfunduar motra e presidentit zikaltër.