Flamengo, Adriano menjëherë lider
Stërvitja e parë me skuadrën e re, Flamengon, dhe Adriano merr menjëherë rolin e liderit, duke treguar menjëherë të mirat e rikthimit të tij në atdhe. Ish-interisti ka kërkuar të qetësojë shokun e ekipit, Huan, i cili ishte larguar nga stërvitja pasi refuzonte të bënte disa ushtrime të vendosura nga trajneri Aleksis Stival i quajtur ‘Kuka’ dhe e ka bindur të rikthehet me grupin. Ndërkohë, Adriano po zhvillon një përgatije të programuar për të rigjetur formën.