20 maj 2009

Figo, e ardhmja si drejtues zikaltër

Duke folur me disa gazetarë të vendit të tij mesfushori portugez, Luiz Figo, mësohet se ka konfirmuar dëshirën për të mbyllur karrierën e tij në fundin e sezonit aktual. Pas nëntë trofeve të fituar gjatë qëndrimit të tij tek zikaltrit, Masimo Morati duket se kërkon t’i sigurojë një vend të rëndësishëm si drejtues i klubit për të ardhmen, me një pozicion ndërmjetësi midis skuadrës, trajnerit dhe klubit dhe me një sy edhe nga marrëdhëniet me shtypin. Luis Figo mund të pranojë.