01 maj 2009

Ferguson: Na mungoi instinkti "vrasës"

Trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, beson se skuadra e tij humbi shumë raste pas golit të Xhon O‘Shi, i cili rezultoi vendimtar për ndeshjen ndaj Arsenalit në Champions League. "Sigurisht që jam i zhgënjyer, patëm shumë shanse dhe portieri i tyre ka bërë disa pritje fantastike. Gjithsesi, luajtëm mirë. Venger duhet të jetë i kënaqur, pasi skuadrës time i mungoi instinkti vrasës. I kishim rastet për ta mbyllur kualifikimin", tha Ferguson.