Milani interesohet për napolitanin Santakroçe
Fabiano Santakroçe është objektivi më i ri i klubit të Milanit. Mbrojtësi 21-vjeçar i Napolit shihet si zëvëndësuesi më i mundshëm i legjendës Paolo Maldini. Drejtuesit e Milanit pritet të paraqesin edhe ofertën zyrtare në ditët e ardhshme. Santakroçe është pjesë e kombëtares italiane U-21. Ai mbërriti tek skuadra e Napolit në janarin e vitit 2007 nga Breshia.