25 shkurt 2009

Shevçenko dhe Pato të gatshëm për Karlo Ançelotin

Andri Shevçenko është plotësisht i gatshëm për teknikun Ançeloti në ndeshjen e kthimit të Milanit me Verder Bremenin për Kupën Uefa. Ukrainasi është rikuperuar 100 % pas dëmtimit të pësuar para disa javësh. Në dispozicion të Ançelotit do të jetë edhe sulmuesi brazilian, Alesandre Pato. Në takimin e nesërm nuk dihet akoma nëse do të jenë Ronaldinjo, Bonera dhe Gatuzo, ndërkohë që, Kaka është duke zhvilluar stërvitje të veçuar. Në mbrojtje Milani do të luajë me Senderosin dhe Antoninin, ndërsa Sedorfi do të mbështesë dyshen e sulmit, Pato-Inzagi.Ndeshja e kthimit mes Milanit dhe Verder Bremenit do të luhet nesër në orën 20:45. Kujtojmë që takimi i parë në Gjermani ka përfunduar në barazim 1-1.