02 shkurt 2009

Roma transferon mbrojtësin e Udineses, Motta

Klubi i Romës ka nënshkruar edhe me një mbrojtës tjetër, atë të Udineses, Marco Motta.
Motta do të arrijë në klubin romak si huazim deri në fund të sezonit me mundësi që gjysma e kartonit të tij të blihet në qershor për një shumë prej 3 milionë funtesh.Motta është kapiten i ekipit U-21 të kombëtares italiane dhe mund të luajë si mbrojtës ose si mesfushor anësor.Roma ditë më parë transferoi edhe një mbrojtës tjetër, atë të Lecces, Souleymane Diamoutene.