01 shkurt 2009

Ferguson i ngazëllyer me rekordin e Van der Sar

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё i ngazëllyer me edhe njё ndeshje pa pranuar gol, nё fitoren e djeshme prej 1-0 ndaj Evertonit.
Rrjeta e Van der Sar nuk ёshtё prekur pёr dymbёdhjetё ndeshje nё ligё dhe holandezi tash ka kaluar 1122 minuta pa pranuar gol, duke thyer rekordin e mёhershёm prej 1103 minutash qё mbahej nga ish-portieri i Reading, Steve Death, i vendosur nё sezonin 1978-79. Lojtari i fundit qё ka shёnuar nё rrjetёn e Van der Sar ishte mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, nё fitoren 2-1 tё topçinjve nё Emirates, mё 8 nёntor. “Ështё fantastike. Nuk mund ta besoja kur lexova se goli i fundit qё kemi pranuar ishte kundër Arsenalit qё nё nëntor. Kjo ёshtё e jashtëzakonshme”, ka thёnё Ferguson.