01 maj 2009

Zanetti: Scudetto është në duart tona

Interi është shtatë pikë para Milanit në krye të tabelës në Serie A kur kanë mbetur edhe pesë javë lojë, ndërsa përkundër mundësive teorike që zikaltrit ta humbin titullin, kapiteni Javier Zanetti thotë se skuadra e tij do të bëjë gjithçka që të përfundojë e para në tabelë.
“Është e drejtë që Mlani duhet të besojë (për ta fituar Scudetton), sepse është një skuadër e madhe me një histori të madhe”. “Mirëpo, fati ynë varet nga ne dhe për këtë sezon duhet të vazhdojmë të tregojmë më të mirën nga vetja”, ka thënë argjentinasi.