01 maj 2009

Gattuso: Ende nuk jam gati për lojë

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka filluar të stërvitet që nga java e kaluar pas një kohe të gjatë qëndrimi jashtë fushe, mirëpo ai pohon se ende nuk është i gatshëm për lojë.
“Më janë dashur gjashtë muaj që të shërohem dhe tash kam filluar të stërvitem”. “Dalëngadalë po e kthej nivelin tim të lojës, mirëpo kjo po merr kohë. Po e ndjej që gjuri im ende nuk është gati”, ka thënë ‘shkatërruesi’ për to tuttomercatoweb. Parashikohej që 31-vjeçari të luante në ndeshjen kundër Juventusit më 10 maj, mirëpo këto deklarata e vënë në dyshim paraqitjen e tij në këtë derbi.