23 maj 2009

Xhemaili, pasardhësi i Hamsikut

Ndërsa Marek Hamsik, shumë i kërkuar, duket gjithnjë dhe më afër largimit nga Napoli, klubi napoletan nuk qëndron me duart lidhur. Drejtori i përgjithshsëm Pierpaolo Marino ka vënë sytë tek lojtari i Torinos Blerim Xhemaili, një nga notat e pakta pozitive të sezonit për torinezët, i blerë për 2 milion euro nga Boltoni. Mesfushori zviceran, i lindur në Maqedoni dhe me origjinë shqiptare, mund të vendosë të largohet nga Torino, në rast se vjen rënia në Serinë B.