04 maj 2009

“S’kam firmosur ende për Juven”

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Fabio Kanavaro, pranon se është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me klubin bardhezi, por ende asnjë konkrete nuk është vendosur ndërmjet palëve. Gjithsesi, i sigurt është fakti se derbi i djeshëm i Spanjës kundër Barcelonës ka qenë i fundit për kapitenin e përfaqësueses italiane. “Di që marrëveshja për rikthimin tim në Torino me drejtuesit e Juventusit është shumë pranë, por akoma nuk është firmosur ndonjë gjë konkrete. Pavarësisht kësaj, mendoj se ka ende kohë për të menduar për nënshkrimin e kontratës, por dua t’i siguroj të gjithë juventinët se rikthimi në Torino do të jetë një nder shumë i madh për mua”, është shprehur Fabio Kanavaro.