04 maj 2009
Bajerni parakalon “Zonjën” për Diegon
E përditshmja e Barcelonës, “Il Mundo Deportivo”, është e sigurt: Frenk Riberi do të jetë përforcimi i ardhshëm i skuadrës së Guardiolës. E ndërkohë, Bajerni duketse do të jetë mjaft i kënaqur me ofertën prej 35 milionë eurosh të katalanasve, pasi tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij ideal. Ai është braziliani i Verder Bremenit, Diego, mesfushori i shumëkërkuar nga skuadra e Juventusit. Mirëpo, ndërsa “Zonja e Vjetër” dukej fare pranë arritjes së marrëveshjes me Diegon, duket se Bajerni ka kaluar në kundërsulm dhe i ka ofruar 25 milionë euro Verderit, kundrejt 20 milionëve të Juves. Në këtë mënyrë, bardhezinjtë mund të humbasin një tjetër objektiv të rëndësishëm për skuadrën e tyre.