Shkëmbim - Iakuinta-Hamshik
Napoli, pasi ka humbur mundësinë e blerjes së Borrielos nga Milani, tashmë është fokusuar tek sulmuesi i bardhezinjve të Ranierit, Vinçenco Iakuinta. Drejtuesit e bardhekaltërve janë takuar të enjten me drejtuesit e bardhezinjve, me të cilët është biseduar edhe për Paladinon. “Zonja e Vjetër” e ka zhvilluar këtë takim, sepse ka kuptuar që mund të fillojnë tratativat edhe për Hamshikun, i cili nuk ka arritur të përshtatet ende me skuadrën e Donandonit.