02 maj 2009

Kasano, më pranë se kurrë bardhezinjve

Antonio Kasano nuk ka qenë kurrë kaq pranë Juventusit: të enjten bardhezinjtë i kanë bërë një ofertë mjaft interesante Sampdorias, 10 milionë euro për sulmuesin, si dhe kartonët e Xhovinkos dhe Almiron. Një marrëveshje që i afrohet shifrave të kërkuara nga Sampdoria për prishjen e kontratës me lojtarin. Pra, Juve po i afrohet më shumë Kasanos, duke pasur parasysh kërkesat ekonomike jo konstante të Verder Bremenit për Diegon dhe Valencias për David Silvën.