20 maj 2009

Na duhet dy-tri përforcime

Mesfushori i Arsenalit, Andrei Arshavin ka theksuar se ekipi ka nevojë për përforcime gjatë afatit kalimtar të verës, për t’u shfaqur konkurrent serioz për tituj në edicionin e ardhshëm.“Dua të fitoj shumë tituj nga sezoni i ardhshëm. Besoj se mund të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën, por na nevojiten dy ose tri përforcime. Mirëpo, menaxheri është ai që vendos se në cilat pozita kemi nevojë për përforcime”, deklaroi ylli rus i cili në Arsenal erdhi në janar nga Zenit St Petersburg.