23 maj 2009

Milan dhe Juventus, duel për Skolarin?

Filipe Skolari, ish-trajneri i Brazilit, Portugalisë dhe Çelsit, mendohet të jetë emri i ri për pankinat e dy skuadrave me më shumë tituj të Italisë, Milanit dhe Juventusit. Por me gjithë eksperiencën negative tek anglezët, nuk mungojnë admiruesit e tij. Mësohet se Fenerbahçe dhe Juventus kanë kontaktuar Horge Mendezin, menaxherin e trajnerit. Në Brazil flitet edhe për një interesim të Milanit, por edhe të Volfsburgut, që do të duhet të zëvendësojë Magathin (i cili do të bëhet trajneri i ri i Shalkes).