29 maj 2009

Man Utd mund ta blejë Tevezin

Drejtori ekzekutiv i Manchester United, David Gill ka thënë se klubi nuk ka përjashtuar mundësinë të paguajë 25.5 milionë funte për të sqaruar të ardhmen e sulmuesit Carlos Tevez.Periudha dyvjeçare e huazimit të 25-vjeçarit përfundon në fund të qershorit dhe së fundi dyshohej nëse Djajtë e Kuq do të arrijnë marrëveshje afatgjatë për qëndrimin e yllit argjentinas. Gill mendon se vlerësimi nga Kia Joorabchian, i cili është pronar i kontratës së Tevezit, është pak i lartë.“Nuk e them se nuk do të paguajmë, por është çmim i lartë”, tha Gill.