29 maj 2009

Biliç në Celtic?

Selektori i Kroacisë, Slaven Biliç dëshiron të bisedojë me Celticun rreth angazhimit në postin e menaxherit, si pasardhës i Gordon Strachanit. Biliç është nën kontratë, por menaxheri i tij, Rudi Vata ka thënë se ish-mbrojtësi i Evertonit dhe West Hamit është i gatshëm për sfidë të re. “Slaven është në dispozicion dhe dëshiron të bisedojë me Celticun, por ende nuk kemi dëgjuar asgjë. Ai është i interesuar për sfidë të re dhe mendoj se mund ta dërgojë Celticun në shkallë të lartë. Të presim dhe të shohim”, deklaroi Vata për BBC Scotland.