26 maj 2009

Finalja = 40 milionë euro

Për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve, duhet të shpenzohen së paku 40 milionë euro, sipas një studimi nga kompania angleze, StageUp-Sport & Leisure Business. Finalistët e edicionit të sivjetshëm të garës, Manchester Unitedi dhe Barcelona kanë shpenzuar nga 47.5 milionë euro, respektivisht 42.1 për të arritur deri në Romë, ku do të takohen të mërkurën. Një studim nga Britania e Madhe ka përcaktuar çështjet ekonomike të nevojshme për të luftuar për trofeun e Ligës së Kampionëve – së paku 40 milionë euro.Përveç aftësive, klasit dhe fatit, nevojitet edhe një shumë e madhe e parave si përbërës të ‘recetës’ për arritje në finale të Ligës së Kampionëve. Sipas një analize nga StageUp-Sport & Leisure Business, këtë e kanë bërë Manchester Unitedi dhe Barcelona, dy finalistët e ndeshjes që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin Olimpico të Romës. Kompensimi nuk është aq i madh për dy klubet, e sidomos deri më tani, nëse kemi parasysh se në sezonin 2008/09 Manchester United ka shpenzuar 47.5 milionë euro në përforcime, afër 5 milionë më tepër se 42.9 që fituan vitin e kaluar pas triumfit në Ligën e Kampionëve. E njëjta vlen edhe për Barcelonën që pagoi 42.1 milionë euro në kampanjën e blerjeve për dallim nga ‘vetëm’ 27.5 të paguara nga UEFA për kualifikim në gjysmëfinale të garës së edicionit të kaluar. Përballja mes Manchester Unitedit dhe Barcelonës nuk është vetëm sfidë sportive, por edhe krahasim mes dy modeleve të menaxhmentit të ndryshëm sportiv, por barabartë të suksesshëm. Në njërën anë, gjiganti anglez është pronë e kompanisë së biznesit strategjik të familjes amerikane, Glazer, ndërsa në anën tjetër, Barcelona që është krenari për komunitetin katalan dhe vepron në bazë sociale të territorit që i takon.Manchester United është pikë reference në botën e biznesit në futboll dhe përfiton rreth 44 milionë euro në vit nga marrëveshjet sponsorizuese, ndërsa Barcelona për zgjedhje të lidhura me traditën e tyre kanë vendosur të mos kenë marrëveshje sponsorimi në fanellat e ekipit dhe për solidarizim mbajnë logon e UNICEF-it.