26 maj 2009

Crespo e Quaresma në Genoa

Ndërrime të futbollistëve ndërmjet Inter e Genoas: Diego Milito e Thiago Motta do të luajnë tek kampioni italian sezonin e ardhshëm, ndërsa Hernan Crespo e Ricardo Quaresma do ta ndjekin rrugën e kundërt. Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit geoan, Enrico Preziosi.“Destinacioni i Acquafrescas varet nga transferimi i Crespos, të cilin do të mbyllim nesër mbrëma (të mërkurën). Kemi arritur marrëveshje edhe për Quaresman, do ta blejmë në bashkëpronësi për 10 milionë euro”, tha Preziosi për Radio Radio Tv.