23 maj 2009

Edhe Çelsi në radhë për Maikonin

Mbrojtësi i Interit është një nga emrat që Ançeloti i paska kërkuar AbramoviçitNuk është kapriçoz si Ibrahimoviçi, por Sisenando Maikon mund të largohet me të vërtetë nga Interi. Mbrojtësi i krahut të djathtë më i fortë në botë është vënë në shënjestrën e Realit të Madridit dhe është në krye të listës së dëshirave të Karlo Ançelotit për Çelsin. Braziliani 27-vjeçar, i cili ndodhet larg fushave që nga fundi i muajit mars për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë të pësuar në një ndeshje me Seleçaon, është rikthyer në qendër të vëmendjes, duke mos qenë i pranishëm në fillim në autobuzin festiv të skuadrës në qendër të Milanos dhe më pas në darkën e titullit kampion të dielën në mbrëmje. Një shenjë, që tregon një shkëputje, edhe pse duhet saktësuar se Maikoni nuk është një lojtar tekanjoz.Por Reali është hedhur në sulm (jo vetëm për Maikonin) dhe ka kontaktuar me Interin, që ndryshe nga 12 muaj më parë, këtë herë nuk e ka mbyllur derën. Në rastin e një oferte të përshtatshme (të paktën 25 milion euro), marrëveshja mund të arrihet për katër arsye të mira. Mbi të gjitha shpërthimi i Davide Santon. Më pas duhet bërë një konsideratë ekonomike, pasi ky është momenti më i mirë për të marrë një shumë të madhe parash nga braziliani 27 vjeçar, i cili në muajin shkurt ka rinovuar kontratën deri në vitin 2013-të. Edhe pse, ka ndodhur më shumë se një herë, qëndrimi i Maikon, duke u prezantuar në strëvitje në gjendje jo shumë të mirë, nuk ka qenë shumë i kënaqshëm. Por gjithçka ka kaluar në plan të dytë në varësi të paraqitjve të mrekullueshme të ish-lojtarit të Monakos, i cili para se të dëmtohej është dukur në rënie.Arsyeja e katërt, problemi muskulor që e ka goditur pikërisht brazilianin në fundin e marsit. Por në orët e fundit ka ardhur edhe interesimi i një klubi tjetër të madh europian: Çelsi i Roman Abramoviçit. Në fakt është një nga emrat që Ançeloti, trajneri i ardhshëm i “bluve”, ka kërkuar për sezonin e ardhshëm. Kështu do të krijohej një ankand, në favor të Interit, midis dy presidentëve, që sigurisht paratë nuk i kanë problem, si miliarderi rus dhe Florentino Perez.