02 gusht 2009

Tiago Silva: Luftoj, mbroj dhe shënoj

Herën e parë që e pa Karlo Ançeloti në stërvitje, tha: “Mua më kujton Turamin, për shpejtësinë dhe sensin e ndërhyrjes. Por ndryshe nga francezi, ky është më teknik dhe del gjithnjë me topin”. Ky është Tiago Silva, qendërmbrojtësi që për gjashtë muaj punoi në Milanelo pa luajtur asnjëherë në kampionat dhe pas miqësoreve të para, i bëri për vete të gjithë. I aftë në ndalimin e kundërshtarit dhe kur ndihmon mesfushën, këtë e tregojnë edhe golat e tij në turneun amerikan dhe ndaj Boka Xhuniorsit. “Jam i kënaqur që Leonardo më çon për mënyrën e punës, - thotë Tiago Silva. - Trajneri e kupton që po përkushtohem shumë për të hyrë menjëherë në skemat e tij”. Me lojën e tij, mbrojtësi brazilian meriton “grada” në fushë. Ka vetëm një difekt, ndonjëherë i pëlqen vetja shumë dhe ndihet i sigurt në daljet e tij. “Për mua, - pranon 25-vjeçari, - nuk ishte një kalim i lehtë nga Brazili në Europë. Kam studiuar e vëzhguar. Në Itali ka shumë taktikë, duhet kujdes: në gabimin më të vogël, kundërshtarët të ndëshkojnë. Për një mbrojtës kjo është bankoprova vendimtare: nëse luan mirë këtu, mund të thuash se je gati për çdo përvojë”.
Tiago Silva shijon përgëzimet edhe për aftësitë e tij shënuese: “Jam i lumtur që kam shënuar, por jam i kënaqur për atë që mund të japë skuadra. Mezi pres të luaj në “San Siro”, një stadium që të dhuron emocione dhe ku unë shpresoj të provoj shumë të tilla që nga ndeshja e parë”.